Ndërlidhjet

TORONTO


Të 309 pasagjerët dhe ekuipazhi i një aeroplani te kompanise Air France i kanë shpëtuar një aksidenti ajror. Airbus, që po udhëtonte nga Parisi, ka rrëshqitur në pistë derisa po ateronte në aerportin ndërkombëtar të Torontos, gjatë nje moti me shtrengata. Aeroplani përfundoi në një luginë ku edhe e kaploi zjarri. Zyrtarët e Aeroportit të Kanadasë dhe të Air France thanë se asnjëri nuk ka vdekur.
"Nuk ka pasur pasoja, sepse pasagjerët dhe ekipi i bordit janë evakuuar para se të fillojë zjarri", tha drejtori per resurse humane ne kompaninë Air France Jean Francois.
S'ka njoftime zyrtare për shkakun e aksidentit.
XS
SM
MD
LG