Ndërlidhjet

PRAGË


"Gjendja në Kosovë, në shikim të parë është e qetë, por për shqiptarët e Kosovës alternativë e vetme e pranuar është pavarësia e plotë", tha komandanti i ri i brigadës shumëkombëshe Qendër të Kforit, koloneli çek, Ales Vodehnal. Ai mëtutje në një deklaratë për të përditshmen Hospodarske Novini tha se "nëse këto përpjekje nuk realizohen mund të ndodhin gjëra për të cilat as nuk dëshirojmë të mendojmë". Duke analizuar faktin se Çekia, si vendi i parë prej anëtarëve të rinjë të Natos, prej 1 gushtit e mori komandën e kësaj brigade me 1600 ushtarë, koloneli Ales Vodehnal tha se "detyra na është besuar edhe për shkakun se vendet e tjera më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet për ti kryer detyrat që lidhen me këtë funksion".
XS
SM
MD
LG