Ndërlidhjet

VJENË, TEHERAN


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka kërkuar sot nga Irani që të mos i rifilloj aktivitetet lidhur me përpunimin e uraniumit në kuadër të programit atomik. Por, zyrtarë të Iranit kanë thënë se kjo kërkesë është e papranueshme dhe se Teherani shpreson që aktivitetet në këtë fushë do të fillojnë më vonë gjatë ditës së sotme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur se çështja e Iranit mund të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse ky vend e rifillon përpunimin e uraniumit. Këto disktuime do të mund të përfundonin me sanskione kundër Iranit.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin se me këtë proces Irani po përpiqet ta zhvilloj armatimin bërthamor. Këto akuza Irani i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG