Ndërlidhjet

UASHINGTON, MOSKË


Astronautët e anijes amerikane kozmike Discovery kanë filluar sot lëvizjet jashtë anijes për ti kryer disa riparime në mënyrë që ta afëtsojnë atë për kthim të sigurtë në tokë më 8 gusht. Astronauti amerikan, Stephen Robinson, që shoqërohej nga japonezi, Soichi Noguchi, tha se "konceptualisht kjo është punë shumë e thjeshtë, por ajo duhet të bëhet me shumë kujdes". Këto lëvizje jashtë anijes u monitoruan nga kontrollorët në Hjuston të Shteteve të Bashkuara dhe në Moskë të Rusisë, pasi nga këto dy qendra bashkarisht udhëhiqet Stacioni Ndërkombëtar i Gjithsësië, ku aktualisht ndodhet anija Discovery. Deri tash, ky lloj i punëve në anije asnjëherë nuk është bërë.
XS
SM
MD
LG