Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministria e jashtme e unionit Serbi – Mali i Zi e ftoi sot diplomatin e lartë të Zvicrës në Beograd për të protestuar kundër deklarimeve të ministres së jashtme zvicerane për pavarësinë e Kosovës. Në notën protestuese thuhet se "këto deklarime janë në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe prejudikojnë statusin final të Kosovës". Këtë të hënë, gjatë vizitës në Prishtinë zonja Micheline Calmy-Rey tha se "Kosova duhet të bëhet e pavarur dhe me një monitorim ndërkombëtar".
XS
SM
MD
LG