Ndërlidhjet

HJUSTON


Astrounati ameirkan, Stephen Robinson ka larguar sot dy pjesë shiritore të materialit nga pjesa e poshtme e anijes kozmike Discovery. Këto veprime astronauti Robinson i bëri duke lëvizur jashtë anijes. Pasi e largoi pjesën e dytë ai tha:
-Kjo u bë shumë lehtë, me gjasë edhe me më pak forcë. Duket se pacientit të madh iu bë kurimi.
Inxhinerët e agjencisë amerikane të gjithësisë, e njohur si NASA, dëshironin që ky material të largohej për shkak të frikës se do të mund të ndikonte në cilësitë e rezistimit të nxetësisë me rastin e kthimit në tokë. Veprimet e këtilla nuk u bënë asnjëherë më parë në anijet në orbitë.
XS
SM
MD
LG