Ndërlidhjet

logo-print

ROMË/LONDËR


Gjykata italiane do të mbajë një seancë dëgjimore rreth dorëzimit të Hamdi Isak pranë autoriteteve britanike më 17 gusht. Isak, i cili gjendet në paraburgim është arrestuar në Itali pasi këkrohej nga Londra si një nga autorët e sulmeve të dështuara të korrikut. Ambasada britanike në Romë ka theksuar se procesi i dorëzimit të Isak mund të zgjasë deri në dhjetor nëse i akuzuari ndjek të gjitha rrugët ligjore. Ndërkohë i dyshuari i parë për sulmet e dështuara të 21 korrkut, Ismael Abdurrahman, do dalë sot para gjykatës.
Nga ana tjetër mijëra policë patrullojnë sot në rrugët e Londrës, një muaj pas sulmeve që shkaktuan mbi 50 të vdekur e disa qindra të plagosur.
Rreth 6 mijë oficerë policie janë shpërndarë në stacionet e linjave nëntokësore të transportit dhe nyjet e tjera të qytetit. Sipas policisë këto janë vetëm masa parandaluese dhe jo përgjigje e ndonjë kërcënimi specifik.
XS
SM
MD
LG