Ndërlidhjet

ILJAZ HALIMI: NËSE OPOZITA PËRFILLET – NE MUND TË KTHEHEMI NË KUVEND


Intervistë me Iljaz Halimin, deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga PDSH-ja

RADIO EVROPA E LIRË
Partia Demokratike Shqiptare, që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, po i bojkoton punimet e Kuvendit të Maqedonisë. Zoti Halimi, a mendoni se organi ligjvënës ka qënë efektiv ne miratimin e ligjeve gjatë përiudhës që ju keni bojkotuar seancat plenare?

ILJAZ HALIMI
Është e dukshme së ky Kuvend funksionon sipas vullnetit dhe dëshirës së partive që janë ne pozitë. Kështu, nuk mund të flitet se ekziston një hapësirë për të kontribuar partitë opozitare pasi ato vazhdimisht injorohen dhe propozimet e tyre nuk pranohen. Andaj, kjo është edhe një nga arsyet që Partia Demokratike Shqiptare, apo shtatë deputëtët e saj, nuk marrin pjesë ne punimet e Kuvendit, ngase mungonte vullneti dhe dëshira e shumicës në Kuvend që në rastet kur deputetët e PDSH-së intervenonin me arsye dhe argumente të fuqishme në ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve apo sjelljen e ndonjë ligji të ri, që ka të beje me frymën e marrëveshjes së Ohrit, faktikisht ato nuk përfilleshin.

RADIO EVROPA E LIRË
Deputëtët e shumicës parlamentare kanë miratuar edhe ligjin për përdorimin e simboleve të bashkësive entike me të cilin zyrtarizohet përdorimi i flamurit kombëtar. Cili është vlerësimi juaj për ketë ligj?

ILJAZ HALIMI
Kështu si funksionon Kuvendi mendoj së më së shumti dëme i ka sjellë kryesisht popullatës shqiptare, së paku vlen të përmendet ligji për përdorimin e flamujve, i cili u miratua edhe me bekimin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbi 130 mijë shqiptarë, që jetojnë në disa rajone në Maqedoni, mbetën pa të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar në objektet dhe institucionet që ekzistojnë ne komunat ku ata jetojne. Kjo është e papranueshme për ne si parti politike por edhe për popullatën shqiptare pasi, për këtë mungesë, nuk ka kurrfarë baze as në kushtëtutën e Republikës së Maqedonisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Partitë ne pushtet thonë së gjatë miratimit të lgjit për
flamujt kishin për bazë marrëveshjen kornizë, e cila parasheh kriterin e shumicës. Dihet se nënshkruese e marrëveshjes është edhe Partia Demokratike Shqiptare. Zoti Halimi, cilat janë argumentet tuaja për ketë çeshtje?

ILJAZ HALIMI
Askund nuk përmenden përqindjet dhe ketë me së miri e tregon Kushtëtuta. Në asnjë nen të Kushtëtutës nuk thuhet së atje ku jeton shumica e një bashkësie entike ka të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare. Vleresoj së ne Kushtëtutë ka vetëm një census të caktuar prej 20%. Fundja, zoti Cërvenkovski shumë më herët ka deklaruar se ajo që duhej të përfshihej në Kushtëtutë nga marrëveshja e Ohrit, është bërë dhe tani marrëveshja e Ohrit më nuk vlen pasi vlen vetëm Kushtetuta. Por tani shtrohet pyetja: pse nuk respektohet Kushtetuta, edhe ne rastin e nxjerrjes së ligjit për përdorimin e flamujve?

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Halimi, çfarë efektë mendoni së ka arritur bojkoti juaj tek elektorati i cili ju ka dhënë besimin e përfaqësimit të tyre në Kuvend?

ILJAZ HALIMI
Me vetë faktin së nuk ekziston ndonjë interesim i madh te
popullata për ndjekjen e punimeve të Kuvendit flet qartë se sa e zbehtë është kjo përbërje parlamentare dhe natyrisht se ndjehet mungesa e grupit parlamentar të PDSH-së, e cila i jepte një frymë krejt tjetër punimeve të Kuvendit. Mirëpo, kur vërehet se injorohen pa argumente të gjitha ato vërejtje, propozime dhe intervenime në ligje, është e qartë se kështu nuk mund të funksionoj Kuvendi. Prandaj, kërkohet një marrëveshje e përgjithshme për funksionimin e tij, ku do të përfillej edhe opozita apo të dihen rastet kur
ajo duhet të përfillet, në menyrë që edhe ajo të mund të kontribuoj për çështjet e tjera jetike për vendin, natyrisht edhe me mbështëtjen e partive të tjera, qofshin ato shqiptare apo maqedonase.

RADIO EVROPA E LIRË
Do të thotë, nesë arrihet një marrëveshje e tillë ju mund të
ktheheni ne Kuvendin e Maqëdonisë?

ILJAZ HALIMI
Po, gjithësesi…pra nëse ata janë të gatshem të përfillin opozitën, por jo si deri më tani të shkohet me xhelozi se opozita ka të drejtë por duhet të refuzohet që më pas pozita të njëjat gjëra t’i propozoj dhe miratoj. Pra, nesë ndryshon qasja ndaj opozitës, nëse jepen garanca të fuqishme të përfilljes së opozitës, të punës konstruktive të opozitës, mund të bisedeohet në organet partiake që të merret ndonjë vendim meritor.
Intervistoi: Isuf Kadriu
XS
SM
MD
LG