Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian, Ibrahim al Xhafarri, i është drejtuar qytetarëve në një kohë kur dhuna në vend po rritet.
"Siguria e çdo qytetari është matësja e suksesit të çdo vendi dhe çdo qeverie në botë. Kur siguria e një vendi preket atëherë cilido vend do të forcojë njësitë e veta dhe do të krijojë struktura të reja mbrojtëse. Kjo bëhet edhe më e nevojshme kur terroristët kanë si cak fëmijët irakianë", tha al Jaffari.
Gjatë ditës njoftohet për tre ushtarë amerikanë të vrarë. Ndërsa për vrasjen e 14 ushtarëve amerikanë ushtria e Ansar al Suna, një nga grupet kryengritëse në Irak ka marrë përsipër përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG