Ndërlidhjet

PEKIN


Koreja e Veriut deklaroi se është e vendosur për një gadishull korean pa armë bërthamore, por ka theksuar se ka të drejtë të zhvillojë programet bërthamore për qëllime civile.
"Ne nuk jemi një vend që kemi humbur luftën apo që kemi kryer krime, atëherë përse nuk na lejohet që të zhvillojmë aktivitete bërthamore për qëllime paqësore?" ka bërë të ditur drejtuesi i delegacionit koreano-verior në bisedimet gjashtë palëshe që po zhvillohen në Pekin.
Bisedimet do të zhvillohen dhe nesër, në ditën e njëmbëdhjetë, derisa zëdhënësi i delegacionit kinez ka theksuar se për të përballuar bisedimet maratonike janë konsumuar mbi 2 mijë filxhanë kafe, për të qëndruar zgjuar.
XS
SM
MD
LG