Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Kroatët kanë filluar festimet për 10 vjetorin e fillimit të fushatës ushtarake më 1995, si rezultat i së cilës u rifitua kontrolli mbi një të tretën e territorit të vendit, që mbahej nga forcat serbe.
Ky përvjetor në Kroaci është quajtuar si "Dita e falenderimeve për atdheun", derisa ceremonia kryesore është paraparë për t'u mbajtur në Knin, qytet që ka qenë ndër qendrat e paraushtarakëve serbë.
Në operacionin ushtarak morrën pjesë mbi 150 mijë forca ushtarake kroate, derisa llogariten se si pasojë rreth 200 mijë serbë përfshi dhe trupat ushtarake serbe u larguan nga Kroacia.
Por Serbia sot ka akuzuar Kroacinë për dëbim të qëllimshëm të popullsisë serbe në fund të luftës së viteve 1991- '95.
XS
SM
MD
LG