Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka premtuar marrjen e masave më të ashpra kundër çdo individi që synon të mbrojë dhunën. Blair ka shtuar se çdo strehimkërkuesi të përfshirë në aktivitete terroriste do t'i ndalohet qasja në territorin britanik.
"Ardhja në Britani nuk është një e drejtë, por atëherë kur njerëzit vijnë këtu duhet të përmbushin dhe detyrimet. Detyra kyçe është të kenë të njëjtin qëndrim dhe të mbështesin mënyrën britanike të jetës. Ata që i thyejnë këto rregulla dhe përpiqen të nxisin urrejtjen apo të përfshihen në akte dhune kundër vendit tonë dhe njërëzve të tij nuk kanë vend këtu", tha Blair.
Më tej, duke folur para gazetarëve në Londër Blair shtoi se autoritetet britanike do të hartojnë një listë me faqet e internetit që mbështesin e nxisin ekstremizmin dhe përfshirja në çfarëdo mënyre në këto faqe do shërbejë si bazë për dëbimin e të huajve.
"Bazuar në ligjet e reja ne do të kemi mundësi të mbyllim qendrat e besimtarëve, të cilat përdoren si baza për nxitjen e ekstremizmit. Do të këshillohemi dhe me udhëheqësit e komunitetit mysliman që të hartojnë listat e klerikëve që nuk janë shtetas britanikë e që njëherësh nuk janë të përshtatshëm për të drejtuar ritet fetare, të cilët në të ardhmen do të mund të largohen nga vendi", tha Blair.
Mbi 50 njerëz u vranë në sulmet e korrikut në Londër, derisa qindra të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG