Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore do diskutojë javën e ardhshme kërcënimet e Iranit për të rifilluar aktivitetet bërthamore.
Takimi do mblidhet me kërkesë të Britanisë, Francës e Gjermanisë.
Nga ana tjetër vendet evropiane i kanë paraqitur Iranit një paketë që synon mbështetje ekonomike dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë. Lidhur me paketën në fjalë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stephaan de Rynk deklaroi:
"Është e qartë se fakti që e paraqitëm këtë paketë shpreh vendosmërinë tonë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit. Tani i mbetet partnerëve tanë iranianë që të reagojnë bazuar mbi propozimin në fjalë. Njëherësh presim nga Irani respektim të plotë të ligjeve ndërkombëtare mbi energjinë bërthamore."
XS
SM
MD
LG