Ndërlidhjet

BRUKSEL/TEHERAN


Bashkimi Evropian tha se i njeh Iranit të drejtën për të prodhuar energji bërthamore për qëllime civile, për aq kohë sa Teherani nuk shkel ligjet ndërkombëtare mbi energjinë dhe armët bërthamore.
Britania, Franca e Gjermania, tre vendet që po ndërmjetësojnë me Iranin në emër të Bashkimit Evropian, i kanë paraqitur sot Iranit paketën për bashkëpunim ekonomik dhe në fushën e sigurisë. Lidhur me paketën në fjalë zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefaan de Rynck tha:
"Është e qartë se fakti që e paraqitëm këtë paketë shpreh vendosmërinë tonë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit. Tani i mbetet partnerëve tanë iranianë që të reagojnë bazuar mbi propozimin në fjalë. Njëherësh presim nga Irani respektim të plotë të ligjeve ndërkombëtare mbi energjinë bërthamore."
Irani ka bërë të ditur se do të kthejë përgjigje zyrtare brenda dy ditësh, por mësohet se reagimet e para e kanë cilësuar propozimin si "të papranueshëm".
XS
SM
MD
LG