Ndërlidhjet

HIROSHIMA, JAPONI


Në Hiroshimë sot u shënua 60 vjetori i sulmit të parë me bombë atomike në botë. Goditja e këmbanës në orën 8:15 në mëngjes e shënoi momentin e saktë të sulmit atomik. Në ditën e sotme para 60 vitesh, bombarduesi i Shteteve të Bashkuara, Enola Gay e hodhi bombën me të fuqishme që ndonjëherë ishte parë deri atëherë. Afro 140 mijë njerëz janë vrarë menjëherë ose kanë vdekur brenda disa muajsh. Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi tha sot se Japonia mbetet e përkushtuar për paqe dhe se e kundërshton armatimin bërthamor. Disa ditë më vonë, më 9 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e hodhën edhe një bombë atomike në Nagasaki, duke vrarë afro 80 mijë njerëz. Më 15 gusht të atij viti Japonia u dorëzua, dhe kështu përfundoi Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG