Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Tony Blair tha se ish sekretari i jashtëm Robin Cook, i cili dje ndërroi jetë, ishte "talent i jashtzakonshëm".
"Ai luajti një rol të rëndësishëm si sekretar i jashtëm, duke e ripërkufizuar pozicionin e Britanisë në Evropë, dhe duke e zhvilluar përkushtimin e fortë të Britanisë për ndihma dhe të drejtat e njeriut, e sidomos për të sjellë drejtësinë në Kosovë", ka thënë Blair.
Sekretari britanik i shtetit Jack Straw tha se Robin Cook ishte parlamentari më i madh i kohës së tij.
Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice e quajti ish sekretarin e jashtëm britanik "mik të Shteteve të Bashkuara", edhe pse ai dha dorëheqje nga kabineti në vitin 2003 në shenjë proteste ndaj luftës në Irak.
Rice tha se Robin Cook luajti rol kyç në dhënien fund të spastrimit etnik dhe sjelljes së paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Ballkan.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se Cook ishte njeri me "intelekt, elokuencë, vizion dhe pasion të jashtëzakonshëm".
XS
SM
MD
LG