Ndërlidhjet

logo-print

LUSAKA


Shtetasi britanik Haroon Aswat është deportuar sot nga Zambia në Britani nën dyshimin për terrorizëm.
Aswat është përmendur nga mediat britanike si orkestrues i sulmeve të 7 korrikut në Londër, në të cilat e humbën jetën mbi 50 njerëz, por policia nuk ka konfirmuar nëse ai kërkohet lidhur me këto sulme.
Autoritetet amerikane gjithashtu kanë kërkuar ta marrin në pyetje Aswat, lidhur me përpjekjet për ngritjen e një kampi stërvitor terrorist në Oregon.
Ndërkohë, policia britanike ka ngritur akuza terroriste kundër Yassin Hassan Omar, njërit nga 4 të dyshuarit për sulmet e dështuara të 21 korrikut në Londër.
XS
SM
MD
LG