Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Tony Blair tha se ish sekretari i jashtëm Robin Cook, i cili dje ndërroi jetë, ishte "talent i jashtëzakonshëm". "Ai luajti një rol të rëndësishëm si sekretar i jashtëm, duke e ripërkufizuar pozicionin e Britanisë në Evropë dhe duke zhvilluar përkushtimin e fortë të Britanisë për të drejtat e njeriut, e sidomos për të sjellë drejtësinë në Kosovë", ka thënë Blair.
Në Uashington Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, e quajti ish-sekretarin britanik si "mik të Shteteve të Bashkuara" edhe pse ai dha dorëheqjen në vitin 2003 në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes në Irak.
XS
SM
MD
LG