Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia i ka shprehur "falenderime të thella" Britanisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e tyre për shpëtimin e shtatë marinarëve, që kishin ngecur në fundin e Oqeanit Paqësor.
Më parë një makinë e teledirigjuar britanike i këputi kabllot e antenës, e cila prej të enjtes e kishte ngujuar nëndetësen me 7 anëtarë të ekuipazhit.
Ministri rus i mbrojtjes, duke folur nga kuverta e anijes pranë vendit të ngjarjes, tha:
"Sipas vlerësimeve tona të para gjendja e ekuipazhit është plotësisht e kënaqshme. Këta njerëz treguan vetëkontroll dhe vullnet të vendosur. Shfrytëzoj rastin të falenderojë gjithë flotën e Paqësorit dhe ata që na ndihmuan."
XS
SM
MD
LG