Ndërlidhjet

UASHINGTON


NASA ka urdhëruar shtyrjen e aterimit të planifikuar të anijes kozmike Discovery-t për 24 orë tjera. Kjo shtyrje pason shtyerjen e mëhershme prej 90 minutave për shkak të kushteve jo të përshtatshme meteorologjike. Zyrtari i NASA-s Ken Ham njoftoi përmes radiolidhjeve ekipin e Discoveryt:
"Ne nuk mund t'i përshtatemi stabilitetit të motit për këtë aterim, kështu që zyrtarisht duhet ta shtyjmë aterimin për 24 orë", tha Ham.
7 astronautët pritej të ateronin pas orës 10 në Qendrën Hapësinore Kenedy në Florida. Aterimi i Discoveryt është i pari që nga 1 shkurti i vitit 2003, kur 7 astronautët në anijen Kolumbia vdiqën derisa po hynin në atmosferën e tokës.
XS
SM
MD
LG