Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Të dyshuarit kryesorë për sulmet e dështuara të 21 korrikut në Londër, sot u paraqitën para gjykatës ku u përballën me akuzat për tentim vrasje të udhëtarëve në sistemin transportues të Londrës.
Ibrahim Muktar Said, Ramzi Mohammed dhe Yasin Hassan Omar, të gjithë banorë të Londrës, akuzohen për tentim vrasje dhe vrasje me konspiracion, si dhe me akuza për shpërthim. Akuzat bartin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.
I dyshuari i katërt, i njohur si Osman Hussein vazhdon të mbahet në paraburgim në Itali.
XS
SM
MD
LG