Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri japonez Junichiro Koizumi, ka kërkuar të mbahen zgjedhje të parakohshme, pas disfatës që pësoi me mosmiratimin e një projektligji thelbësor për reformat ekonomike nga ana e parlamentit.
Koizumi tha se për agjendën e reformave ekonomike do ta kërkojë gjykimin e votuesve.
"Parlamenti vendosi se nuk ka nevojë për reforma në fushën e privatizimit. Unë do të doja që njerëzit të jenë ata që do të vendosin nëse duhet të vazhdojmë me reformat, prandaj e shpërndava parlamentin", tha Koizumi, për të shtuar se 11 shtatori mund të jetë data e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG