Ndërlidhjet

HAVANA


Këngëtari nga Kuba Ibrahim Ferrer vdiq në moshën 78 vjeçare. Ferrer ishte anëtar i ansamblit muzikor Buena Vista Social Club, i cili muzikën kubaneze e përhapi në mbarë botën.
Juan de Marcos, themelues i ansamblit Buena Vista Social Club, tha se Ferrer radhitet në mesin e këngëtarëve më të popullarizuar në botë.
"Mendoj se Ibrahim Ferrer, i cili kishte një karrierë meteori deri në fund të jetës së tij, vdiq si njëri nga këngëtarët më të njohur të shekullit 20 në këtë vend", tha Marcos.
Incizimin e parë Ferrer e bëri në 1955, por ishte CD-ja dhe një film dokumentar në vitet e 90-ta, që e ngjitën atë në kulmin e famës.
Ferrer vdiq të shtunën në një spital në Havana, disa ditë pasi u kthye nga turneu një mujor nëpër Evropë.
XS
SM
MD
LG