Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën Nebojsha Çoviq tha se Beogradi do të mund të merrte pjesë në decentralizimin e pushtetit në Kosovë, nëqoftëse do të ishte më reale qasja e autoriteteve të Kosovës ndaj reformave të pushtetit.
Problemi kyç që Beogradi dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk marrin pjesë në procesin e decentralizmit është shkalla e lartë e josinqeritetit në hartimin e planit dhe reformimin e pushtetit, vlerësoi Çoviq me rastin e prezantimit të dokumentit "Standardet për Kosovën – pasqyra e të arriturave".
"Në çfarëdo mënyre që t'u afrohemi shqiptarëve, gjithmonë hasim në rezistencë", tha Çoviq.
XS
SM
MD
LG