Ndërlidhjet

BERLIN


Kreu i Shërbimit të Kundërzbulimit të Gjermanisë e ka shprehur drojen se terrorizmi nga Iraku "rrezaton" në mbarë Lindjen e Mesme.
August Hanning i tha agjencisë Reuters se është e mundur që intensifikimi i sulmeve të kryengritësve kundër forcave irakiene të sigurisë dhe trupave të koalicionit, t'i inkurajojë militantët që të ndërmarrin sulme në mbarë rajonin.
Hanning me këtë rast i ka theksuar sulmet e korrikut në Sharm el-Sheikh, që lanë të paktën 64 të vrarë.
XS
SM
MD
LG