Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka konfirmuar identitetin e ish drejtuesit të paraushtarakëve serbë të Bosnjës, të arrestuar në Argjentinë.
Bëhet fjalë për Milan Lukiç, i cili akuzohet për vrasjen e 130 boshnjakëve në vitin 1992 në qytetin e Vishegradit. Gjykata e Hagës e ka dënuar atë me 20 vjet burg në mungesë. Lukiç gjendej në arrati që nga vitet '90 derisa është arrestuar nga policia argjentinase për shkak të dokumentave të fallsifikuara. Por Ministri serb për pakicat dhe të drejtat e njeriut Rasim Lajiç, ka thënë se arrestimi i Lukiç është rezultat i "bashkëpunimit intensiv" mes forcave serbe të sigurisë dhe autoriteteve ndërkombëtare. Ky është arrestimi i dytë brenda pak muajsh në Argjenitnë i serbëve të përfshirë në krime lufte. Para tij ishte arrestuar Nebojsha Miniç i akuzuar për vrasjen e familjes Bala në Pejë.
XS
SM
MD
LG