Ndërlidhjet

logo-print

KALIFORNI


Anija kozmike "Discovery" është ulur në shkretëtirën e Kalifornisë, pas dy javësh qëndrimi në hapësirë.
Anija "Discovery" ishte paraparë të ulej dje në Qendrën e Hapësirës Kenedi në Florida, por për shkak të motit të papërshtatshëm u ndryshua koha dhe vendi i zbritjes.
Ky ishte udhëtimi i parë në hapësirë i organizuar nga NASA, agjencia amerikane hapësirës, që nga incidenti me anijen kozmike "Columbia", e cila u shkatërrua derisa hynte në atmosferën e Tokës. Për pasojë humbën jetën të gjithë astronautët në bord. Drejtuesit e NASA-s kanë vlerësuar lart punën e ekipit të astronautëve e veçanërisht të drejtueses së tyre, Eileen Collins. Collins është e para femër që drejton një mision të tillë.
Një nga drejtuesit e programit, Bill Parsons tha:
"Ky ishte një mision i suksesshëm në shumë drejtime. Kemi mësuar një numër gjërash rreth të cilave do punojmë edhe më shumë. Provat rreth fluturimit të rradhës janë në zhvillim e sipër."
XS
SM
MD
LG