Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, myftiu Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, imzot Mark Sopi nga Kisha Katolike dhe peshkopi Teodosie nga Kisha Ortodokse, kanë marrë pjesë në një drekë pune të organizuar nga komandanti i forcave të KFOR-it, gjenerali Iv de Kermabo. Ky takim është i dyti i këtij lloji dhe ka si qëllim kthimin e besimit mes komuniteteve pas trazirave të marsit të vitit 2004. Në një komunikatë për shtyp përfaqësuesit e bashkësive fetare kanë nënvizuar rëndësinë e dialogut. Ata kanë dënuar dhe përjashtuar dhunën, pasi ajo nuk është mënyrë komunikimi. Në drekë kanë marrë pjesë dhe kryeministri Bajram Kosumi dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rosin.
XS
SM
MD
LG