Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka konfirmuar identitetin e ish drejtuesit të paraushtarakëve serbë të Bosnjës, të arrestuar në Argjentinë.
Bëhet fjalë për Milan Lukiç, i cili akuzohet për vrasjen e 130 boshnjakëve në vitin 1992 në qytetin e Vishegradit. Lukiç gjendej në arrati që nga vitet '90. Ministri serb për pakicat dhe të drejtat e njeriut Rasim Lajiç, ka thënë se arrestimi i Lukiç është rezultat i "bashkëpunimit intensiv" mes forcave serbe të sigurisë dhe autoriteteve ndërkombëtare. Ky është arrestimi i dytë brenda pak muajsh në Argjenitnë i serbëve të përfshirë në krime lufte. Para tij ishte arrestuar Nebojsha Miniç i akuzuar për vrasjen e familjes Bala në Pejë.
XS
SM
MD
LG