Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka bërë të ditur se forcat e koalicionit kanë identifikuar armë të hyra në Irak nga Irani.
"Është e vërtetë se armë, pa asnjë dyshim nga Irani, janë gjetur në Irak", tha Rumsfeld, pa dhënë detaje shtesë.
Ai nuk ka saktësuar nëse ka përfshirje të zyrtarëve iranianë në këtë trafik armësh. Rumsfled shtoi se këto armë paraqesin problem për forcat irakiane dhe ato të sigurisë që do të thotë se "ky është një problem për Iranin".
Ndërkaq në Irak Ministria e Brendshme bën të ditur se së paku 10 policë kanë humbur jetën në një numër sulmesh në Bagdad.
XS
SM
MD
LG