Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë kanë njoftuar sot përmes një letre kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin, se kanë formuar grupin e tyre parlamentar dhe kanë caktuar përfaqësuesin e kësaj partie në Kryesi të Kuvendit.
Kryetari i grupit parlamentar do të jetë Ranxhel Nojkiq, kurse anëtar i Kryesisë Oliver Ivanoviq. Letra e deputetit Nojkiq ishte përgjigje në shkresën e kryeparlamentarit Daci, konform qëndrimit të kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e 13 korrikut të këtij viti, për emërimin e shefit të Grupit parlamentar dhe të anëtarit të Kryesisë nga radhët e Listës Serbe.
XS
SM
MD
LG