Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm me një veturë bombë, që kishte cak një patrullë të përbashkët amerikano-irakiane, janë vrarë të paktën 6 njerëz dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Sulmi ndodhi në Ghazalijah, dhe në mesin e të vdekurve janë edhe disa policë irakianë. Nuk dihet nëse kanë pësuar edhe ushtarët amerikanë.
Më herët ushtria amerikane tha se 4 ushtarë amerikanë janë vrarë dje dhe 6 janë plagosur pasi kreyngritësit sulmuan patrullën e tyre në veri të Bagdadit.
Në Uashington, shefi i Shtatmadhorisë amerikane Richard Myers tha se kryengritja në Irak vazhdon të mbetet e fortë:
"Kapaciteti i tyre ka mbetur i njëjtë sa i përket numrit të incidenteve, vecanarisht numrit të incidenteve me ndikim- si plagosje të njerëzve, vrasje qofshin viktimat nga koalicioni, irakianë, apo kushdo tjetër", tha Myers.
XS
SM
MD
LG