Ndërlidhjet

VJENË


Irani ka zhbllokuar fabrikën bërthamore në Isfahan, e cila qe mbyllur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Irani, përkundër kundërshtimeve ndërkombëtare rinisi aktivitetet bërthamore, dhe refuzoi pakon nxitese te BE-së. Shefi i Agjencisë iraniane për Energji Bërthamore Gholamreza Aghazadeh, tha se asgjë e rëndësishme nuk ka ndodhur:
"Politika e Iranit është që të vazhdojë negociatat, qoftë me evropianët, me Agjencinë, apo me vendet tjera. Evropianët kanë refuzuar shumë propozime të Iranit më parë, dhe tash Irani i refuzoi disa të tyret", tha Agazadeh.
Në Vjenë, zëdhënësja e Agjencisë për Energji Bërthamore Melissa Fleming, tha se kamerat do të monitorojnë punën e fabrikës në Isfahan:
"Mund të konfirmoj se sistemi i sigurimit i agjencisë është vënë dhe ne mund të lëvizim nga monitorimi i një fabrike pasive në kryerjen e inspektimeve në atë të aktivizuarën", tha Fleming.
XS
SM
MD
LG