Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Polonia u ka paraqitur autoriteteve të Rusisë një ankesë zyrtare lidhur me sulmin kundër një diplomati polak në Moskë dhe ka kërkuar siguri më të mirë për personelin e ambasadës në Moskë. Diplomati polak në Moskë, Tomasz Klimanski ka thënë se ambasada e Polonisë këtë letër ia ka dorëzuar Ministrisë së jashtme ruse. Në këtë letër kërkohet edhe zënja e autorëve të sulmit të djeshëm kundër diplomatit polak dhe sjellja para organeve të drejtësisë. Të dielën një punëtor i ambasadës polake ishte rrahur nga dy persona të paidentiifikuar, ndërsa një shtetas rus që punonte për ambasadën polake ishte sulmuar të premten. Më 31 korrik, tre djem të diplomatëve të Rusisë në Varshavë ishin rrahur nga të rinjtë polakë.
XS
SM
MD
LG