Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Këtë vit, Greqia për të parën herë ka shënuar deficit në tregti me Maqedoninë, ka kumtuar sot Zyra për marrëdhënie ekonomike dhe tregtare e Greqisë në Shkup. Në tremujorin e parë të këtij viti, importi i mallrave nga Maqedonia në Greqi është rritur për 39.5%, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe ka arritur shumën prej afro 74 milionë dollarë. Është thënë se në këtë deficit, pjesërisht, ka ndikuar edhe fakti se disa firma greke të konfeksionit kanë kaluar në Maqedoni, ku shpenzimet e afarizmit janë më të ulëta se në Greqi. Gjatë kësaj periudhe ëshë shënuar një rritje simbolike prej 1.5 % e importit nga Greqia në Maqedoni, që kap një shumë prej afro 66 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG