Ndërlidhjet

PRISHTINË


Autoritetet kanë larguar dy policë nga Shërbimi Policor i Kosovës dhe kanë suspenduar 11 të tjerë në pjesën veriore të Kosovës. Në kumtesën e policisë mëtutje thuhet se njëri prej dy policëve të larguar ishte i dyshuar për lidhje me kriminelë ndërsa tjetri për falsifikime të dokumenteve. Për policët e suspenduar thuhet se ndaj tyre po bëhen hetime për keqpërdorim të detyrës. Në kumtesë nuk jepen detaje të tjera. Shërbimi policor i Kosovës ka më se 7000 pjesëtarë që veprojnë së bashku me 2700 policë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG