Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Anëtarët sunitë të Komitetit të hartimit të projektkushtetutës irakiane kanë hedhur poshtë propozimin e shiitëve për një rajon të tyre autonom në jug të vendit.
Sipas anëtarit sunitë të këtij Komitetiti, Kamal Hamdoun, një gjë e tillë do ta ndante Irakun sipas vijave etnike. Këto mosmarrëveshje kërcënojnë hartimin e projektkushtetutës afati i paraqitjes së të cilës është e hëna e ardhshme.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend një ushtar amerikan ka humbur jetën pas sulmit me bombë ndaj një patrulle amerikane në qytetin e Tikritit. Në veri të vendit dy ushtarë amerikanë janë plagosur pas rrëzimit të helikopterit.
XS
SM
MD
LG