Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet britanike kanë ndaluar hyrjen në Britani të klerikut mysliman Omar Bakri Muhamed. Kleriku në fjalë ka jetuar në Londër për 20 vjet, kurse javën e kaluar kishte udhëtuar drejt Libanit.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Brendshme britanike moslejimi lidhet me faktin se prania e Bakri "nuk është në të mirë të publikut". Ai akuzohet për nxitje të dhunës dhe ka kërkuar nga myslimanët në Londër të mos bashkëpunojnë me policinë pas sulmeve terroriste të 7 korrikut.
Një tjetër klerik është arrestuar në Londër, i cili kërkohet nga autoritetet e Jordanisë nën akuzat për pjesëmarrje në sulme ndaj turistëve amerikanë dhe izraelitë.
XS
SM
MD
LG