Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers, ka kërkuar nga gjykata nju jorkeze që të mos publikojë fotografi dhe video nga rastet e abuzimit me të burgosurit në burgun irakian të Abu Graibit. Myers në kërkesën e tij ka sqaruar se publikimi i dokumenteve të tilla do t'i jepte grupeve terroriste si Al-Kaida material për t'u keqpërdorur për arsye propagandistike dhe për të rekrutuar mbështetës. Kërkesa e Myers erdhi pasi Bashkimi amerikan për liritë civile synonte publikimin e 87 fotografive dhe videosh nga Abu Graib.
XS
SM
MD
LG