Ndërlidhjet

ATHINË


Zyrtarët e Greqisë thanë se nuk ka kurrfarë shenjash që dikush të ketë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit qipriot të udhëtarëve me 115 udhëtarë dhe 6 anëtarët e ekuipazhit.
Aeroplani i kompanisë ajrore Helios fluturonte nga Larnaka për në Athinë, kur u rrëzua sot në afërsi të pushimores greke Oropos.
Pas mbërritjes në Athinë, aeroplani duhej të fluturojë për në Pragë, kryeqytetin e Çekisë.
Televizioni grek raportoi se piloti ka patur aq kohë që përpara se komunikimet të ndërpriteshin, t'u thotë kontrollorëve të fluturimit se aeroplani Boeing 737 kishte pasur probleme me ajrin e kondicionuar.
Një person, i cili tha se ishte kushëriri i njërit nga udhëtarët, i tha televizionit grek sa kishte pranuar një mesazh në celularin e tij disa minuta përpara rrëzimit, në të cilin thuhej se të gjithë njerëzit në aeroplan kishin ngrirë nga i ftohti.
XS
SM
MD
LG