Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot i ka akuzuar Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për nxitjen e përplasjeve të fundit etnike në provincat veriperëndimore të vendit.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Hamid Reza Asefi u tha gazetarëve se qeveria e tij ka mbledhur prova, të cilat siç tha ai, tregojnë se këto dy vende perëndimore po i nxitin kurdët dhe arabët etnikë të Iranit që të shkaktojnë trazira.
Ndërkohë, Teherani gjithashtu e ka paralajmëruar presidentin George Bush se do të ishte gabim të përdorte forcën kundër Republikës Islamike.
Bushi tha të premten se nuk e përjashton mundësinë e një sulmi ushtarak nëse Irani nuk u bindet kërkesave ndërkombëtare për pezullimin e programit bërthamor.
Sot Hamid Reza Assefi tha se kërcënimet e tilla "janë më shumë një luftë psikologjike dhe nuk janë të realizueshme në praktikë".
XS
SM
MD
LG