Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Janë gjetur kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar paraditen e sotme në afërsi të Athinës, ku humbën jetën 121 persona.
Autoritetet greke bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit nuk kanë gjetur asnjë shenjë jete në vendin ku ka rënë aeroplani i kompanisë qipriote Helios. Aeroplani i rrëzuar ishte nisur nga Larnaka në Qipro dhe pas një ndalese në Athinë parashihte të nisej për në Pragë. Burimet e Helios Airways bëjnë të ditur se shumica e pasagjerëve ishin qipriotë, përfshi dhe 48 fëmijë e të rinj që po udhëtonin drejt Pragës.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit, por besohet sipas të dhënave të para se problemet teknike me ajrin e kondicionuar mund të kenë shkaktuar rrëzimin.
XS
SM
MD
LG