Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i ri i Iranit ka emëruar përfaqësues të linjës së ashpër në postet kyçe ministrore. Asnjë nga 21 anëtarët e kabinetit të ri qeveritar nuk njihen si mbështetës të reformave demokratike.
Mançur Motaki, i emëruar si ministër i jashtëm, ka kritikuar negociatat e Iranit me Bashkimin Evropian rreth programeve bërthamore. Motaki ka kërkuar moslejimin e konçensioneve.
Sot qindra studentë iranianë kanë protestuar para ambasadës britanike në shenjë kundërshtimi ndaj planit të ofruar nga Britania, Franca e Gjermania në emër të BE-së që ofron bashkëpunim në shkëmbim të ndërprerjes së programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG