Ndërlidhjet

JERUSALEM


Pas 38 vjet pushtimi, sot filloi tërheqja e Izraelit nga Rripi i Gazës. Të parët u vunë në lëvizje ushtarët, të cilët filluan t'u japin urdhëra për t'u larguar banorëve të 21 vendbanimeve në Gazë.
Por në Neve Dekalim, vendbanimin më të madh, qindra kolonë i bllokuan portat për të penguar hyrjen e trupave. Afat i fundit për largimin vullnetar të kolonëve është e marta në mesnatë, kurse pastaj ata do të dëbohen me forcë.
Kjo është tërheqja e parë e Izraelit prej pushtimit të këtyre territoreve në luftën e vitit 1967.
Kryeministri Ariel Sharon tha se tërheqja nga Gaza është e nevojshme për sigurinë e Izraelit, por kolonët e akuzojnë qeverinë se i braktis tokat biblike hebreje.
Deri tash janë larguar rreth 8 mijë kolonë hebrej.
XS
SM
MD
LG