Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad sot e ka emëruar ultrakonservatorin Ali Larijani, në postin e sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Në të ardhmen, Larijani do të jetë i ngarkuar me negociatat bërthamore me bashkësinë ndërkombëtare.
Në të kaluarën, ai ka mbështetur rifillimin e aktiviteteve bërthamore dhe ka qenë kritik i negociatave me Bashkimin Evropian.
Larijani vjen në vend të Hasan Rowhanit, i cili konsiderohej si më i moderuar.
XS
SM
MD
LG