Ndërlidhjet

TOKIO


Duke nderuar viktimat dhe duke kërkuar pajtimin, Azia sot e shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kapitullimin e Japonisë.
Në ceremonialin në Tokio, kryeministri Junichiro Koizumi kërkoi falje për "dëmet dhe dhimbjen e madhe" që Japonia ua shkaktoi fqinjve të vet.
"Në luftën e kaluar, vendi ynë u shkaktoi shumë vendeve në Azi, shumë dhimbje dhe shkatërrime. U shpreh ngushëllimet e mia të gjithë atyre që ranë në luftë dhe ishin viktima të saj. Sot, në 60 vjetorin e përfundimit të luftës, kabineti japonez edhe një herë reflekton për gabimet e së kaluarës, dhe e konfirmon vendosmërinë tonë që kurrë më të mos hyjmë në luftë, por të punojmë për paqe dhe prosperitet në botë", tha Koizumi.
Ai bëri me dije se nuk do ta vizitojë tempullin Yasukuni, ku bashkë me 2.5 milionë viktimat, prehen edhe udhëheqësit e luftës. Një vizitë e tillë do t'i zemëronte Kinën dhe Korenë e Jugut, të cilat thonë se memoriali e glorifikon të kaluarën imperialiste të Japonisë.
XS
SM
MD
LG