Ndërlidhjet

ATHINË


Qeveria e Qipros e bëri publike listën e udhëtarëve të aeroplanit të kompanisë Helios, i cili dje u rrëzua në Greqi.
Një pilot gjerman dhe 12 shtetasit grekë janë të vetmit joqipriotë nga të gjithë 121 viktimat.
Shumica e kufomave janë identifikuar, si dhe janë zbuluar dy kutitë e zeza.
Aeroplani fluturonte nga Qiproja në Pragë, përmes Athinës, kur u rrëzua në afërsi të kryeqytetit grek.
Indicjet e para sugjerojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga rënia e papritur e shtypjes së ajrit në kabinë, duke shkaktuar mungesë të furnizimit me oksigjen dhe çrregullim të temperaturës në brendi të aeroplanit.
Zyrtarët thanë se shumica e udhëtarëve kishin ngrirë për vdekje përpara se aeroplani të përplasej në mal.
Ministri qipriot i Transportit Haris Thrassou sot i mohoi raportet e mediave se në aeroplan kishte 48 fëmijë. Ai tha se kishte 15 deri 20 të rinj.
XS
SM
MD
LG