Ndërlidhjet

TIRANË


Policia shqiptare tha se ka arrestuar grabitësin e dyshuar të 51 mijë dollarëve nga Banka Amerikane e Shqipërisë më 6 gusht.
Policia të shtunën e arrestoi Kujtim Vokshin, 40 vjeç, në shtëpinë e të cilit ishte gjetur një shumë e parave të vjedhura, tha zëdhënësja Edlira Teferiçi.
Policia tha se në bashkëpunim me kolegët e tyre evropianë, kanë identifikuar organizatorin e dyshuar të vjedhjes, Muslim Mehmetaj nga Kosova, i cili gjithashtu dyshohet për dy grabitje të bankave në Zvicër dhe Slloveni.
XS
SM
MD
LG