Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kosova është në rrugë të mbarë që gjatë muajve të ardhshëm të fillojë përcaktimin e statusit të saj përfundimtar, ka deklaruar shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i cili sot është kthyer nga një pushim pesëmbëdhjetë ditësh jashtë Kosovës.
Petersen ka thënë se aktualisht institucioneve vendore u duhet të punojnë në tri plane tepër të rëndësishme- fillimi i përgatitjeve për statusin, jo vetëm me fjalë, por me veprime, pastaj të vazhdojë përmbushja e standardeve dhe të vazhdojë ndërtimi i institucioneve, që do të ishin të qëndrueshme në fazën pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG