Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është takuar gjatë ditës me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Situata pas zgjedhjeve të 3 korrikut dhe mbledhja e Kuvendit të ri kanë qenë tema të takimeve. Zoti Ruçi pas takimit tha se ndanin të njëjtin mendim me presidentin lidhur me atë se Kuvendi i ri duhet të mblidhet pas çertifikimit të të gjitha mandateve nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
Nga ana tjetër kreu i demokratëve, Berisha u shpreh pas takimit se "situata pas datës 3 korrik është përdorur nga humbësit për të shpërdoruar qindra milonë lekë të buxhetit, për të zhdukur dosje të mëkateve të mëdha të këtyre qeveritarëve, si dhe për të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim si dhe cënim për buxhetin e shtetit". Berisha ka kërkuar edhe në takimin e sotëm mbledhjen e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG